Yuri Kim kërkon “vetting” për kandidatët, Rama: Përgjegjësia është individuale, nuk ngremë sallë torturash për të nxjerrë nëse dikush fsheh diçka

Partia Socialiste do ta deklarojë listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë ditën që do të dërgojë listën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për regjistrim. Kështu tha kryeministri Rama në një prononcim për gazetarët. I pyetur për të komentuar thirrjen e ambasadores amerikane Yuri Kim për të kaluar në veting kandidatët për deputetë, Rama tha se PS zbaton ligjin që është në fuqi.