Yuri Kim në lëvizje, takime me të gjitha palët për Reformën Zgjedhore

Pasditen e sotme mblidhet serish tryeza politike për Reformën zgjedhore, për të vijuar më tej diskutimet për çështjet që ende nuk ka dakordësi. Por, burime për A2 thonë se përpara këtij takimi, përfaqësuesi i LSI-së, Petrit Vasili do të ketë një takim me ambasadoren e SHBA Yuri Kim.