Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Yuri Kim në SPAK

Nga A2 CNN
5 Janar 2023, 11:24 | Politikë
Yuri Kim në SPAK

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, zhvillon vizitën e saj të parë në SPAK në nisje të vitit të ri.

Diplomatja deklaroi në dhjetor që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kujdesen deri në fund për zbatim të plotë të Reformës në Drejtësi në Shqipëri, pavarësisht përpjekjeve për ta ndikuar gjyqësorin.

Vizita e ditës së sotme është në vazhdim të mbështetjes së vazhdueshme që kanë dhënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadrin e ecjes përpara të reformës. Kim ka theksuar më parë se Reforma në Drejtësi nuk ka qenë e lehtë dhe perfekte, por po ecën përpara.

Për herë të fundit, ambasadorja amerikane ishte në SPAK ditën e zgjedhjes së kreut të ri, Altin Dumani. “Ky është vërtet një momenti i rëndësishëm për SPAK. Erdha pikërisht për këtë, për të theksuar që ky është një moment i rëndësishëm. Sepse ajo që është e rëndësishme për këtë tranzicion është integriteti i procesit. Nuk jam këtu për të thënë se kë duhet apo nuk duhet të votojnë. Nuk ka mesazhe të fshehta, Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë të drejta me popullin shqiptar”, tha Kim më 16 dhjetor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë