Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Zaev shtyn dorëheqjen, ministri Arjanit Hoxha: Qeveria duhet të bjerë, është rrezikuar demokracia

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2021, 20:26 | Ballkani
Zaev shtyn dorëheqjen, ministri Arjanit Hoxha: Qeveria duhet të

Ndonëse pjesë e koalicionit qeveritar, Arjanit Hoxha, ministër i Bujqësisë në Maqedoninë e Veriut dhe sekretar i lëvizjes “Besa” shprehet se qeveria e Zaev duhet të bjerë.

I ftuar në emisionin “Debat” në A2 CNN, Hoxha u shpreh se Lëvizja “Besa” kërkon rrëzimin e kësaj qeverie për të vetmen arsye sepse po rrezikohet demokracia.

https://a2news.com/video/skenaret-e-krizes-ne-shkup-ratkoceri-do-te-kete-zhvillime-te-papritur/

“Ne si kryesi e lëvizjes Besa kemi marrë vendimin që kjo qeveri duhet të kalojë një mocion mosbesimi, respektivisht kjo qeveri duhet të bjerë dhe të ndërtohet një qeverisje e re mbi parimet që do të duhet të ndërtohen në bazë të partneriteteve të barabarta të partive që do të marrin pjesë në qeverisje. Unë respektoj vendimin e organeve të partisë dhe po sillemi siç i ka hije një subjekti politik. E kemi treguar që prej 1 viti po përballojmë një presion. Ne jemi munduar t’i tejkalojmë vështirësitë. Ne jemi nënshkrues të iniciativës për rrëzimin e qeverisë. Besa nuk ka diskutuar me asnjë parti tjetër për hap të radhës. Qeveria duhet të bjerë pasi është rrezikuar demokracia. VMNRO-DPMNE u rrëzua për të njëjtën arsye”, tha Hoxha.

https://a2news.com/video/cejku-doreheqja-e-zaev-i-ka-gjetur-te-gjithe-te-papergatitur-surprizat-mund-te-jene-te-dhimbshme/

A2 CNN Livestream

Dita jonë