Zaptimi i plazheve, ministrat paralajmërojnë ndërhyrje me “dorë të hekurt”

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka kërcënuar zaptuesit ilegalë të bregdetit se do të përballen me përgjegjësi penale si pjesë një aksioni për ndëshkimin e paligjshmërisë në vijën bregdetare.

Paralajmërimit nuk i shpëtuan edhe drejtorët e policisë e të krimit ekonomik, që nuk kanë marrë masa deri më sot. Deklaratat e Lleshajt janë bërë gjatë komitetit rajonal të zhvillimit të turizmit.

Shkarkoni aplikacionin e A2