Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Zbardhen detajet e takimit të Kryeministrit Rama me Sekretarin amerikan të Shtetit, Pompeo

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2020, 12:20 | Aktualitet

Departamenti Amerikan i Shtetit jep detaje nga takimi që sekretari Mike Pompeo zhvilloi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në njoftim për shtyp të DASH thuhet se sekretari Pompeo riafirmoi mbështetjen e SHBA për synimin e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE. Pompeo bisedoi me Ramën dhe për reformën në drejtësi, atë zgjedhore dhe NATO-n “Sekretari i Shtetit, Michael Pompeo u takua me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Washington. Sekretari Pompeo dhe kryeministri Rama diskutuan rreth priopriteteve gjatë kryesimit të OSBE nga Shqipëria. Sekretari ritheksoi mbështetjen e fortë të SHBA për qëllimin e Shqipërisë për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian dhe reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore. Sekretari përgëzoi Kryeministrin për përkushtimin e palëkundur të qeverisë së tij ndaj ndarjes së barrës së NATO-s, për reagimin kundër veprimtarisë dashakeqe të Iranit dhe për ndërmarrjen e një roli udhëheqës rajonal në mbrojtjen e rrjeteve të komunikimit të gjeneratës së ardhshme”, shkruhet në njoftimin e DASH.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani