Zbardhet vrasja e vëllait të Talo Çelës, porositësi, i arrestuar edhe për 2 ekzekutime të tjera

Burime për A2 kanë bërë të ditur se është zbardhur vrasja e Bujar Çelës, vëllait të shumëkërkuarit Talo Çela.

Sipas burimeve të A2, porositësi i kësaj vrasje dyshohet të ketë qenë Erion Alibej, i arrestuar më 18 shtator, pasi akuzohet si porositësi i dy vrasjeve të ndodhura më datë 20 korrik, në qytetin e Elbasanit, në lagjen “28 Nëntori”, ku u vra me armë zjarri shtetasi, Emiljano Ramazani, dhe i vrasjes së ndodhur më datë, 29.07.2020, në afërsi të varrezave të qytetit, ku mbeti i vrarë me armë të ftohtë shtetasi, Regis Runaj. Aktualisht, ndaj Alibejt është dhënë masa e sigurisë arrest me burg.