Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Zbardhja e krimeve, policia 100 mijë euro në vit për informatorët

Nga A2 CNN
27 Maj 2020, 20:14 | Aktualitet
Zbardhja e krimeve, policia 100 mijë euro në vit për

Policia e Shtetit ka një buxhet prej 16.7 milionë lekësh. Një pjesë e këtij buxheti shkon për informatorët. E konsideruar si një zë sekret në buxhet, nuk ka një shifër zyrtare, por A2 ka mësuar se shuma për bashkëpunëtorët e policisë shkon deri në 100 mijë euro.

Informatorët ndahen në disa kategori dhe për policinë shqiptare janë informatorët vigjilentë, natyralë dhe të kompromentuarit.

Informatorët vigjilentë janë ata persona të cilët kundrejt shumave të parave japin informacione për policinë shpeshherë jo të plota pasi kanë si qëllim të përfitojnë sa më shumë nga informacionet e tyre.

Natyralët janë ata bashkëpunëtorë që e japin me dëshirë informacionin ndërsa informatorët e kompromentuar janë ata persona të cilët janë kapur nga organet ligjzbatuese për një krim dhe përdoren nga policia si bashkëpunëtorë.

Në zbardhjen e disa prej ngjarjeve të rënda kriminale qëndron dhe puna e tyre, por në Shqipëri prej disa vitesh rrjeti i bashkëpunëtorëve është dëmtuar. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë