Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Zbërthehet” pastruesja Dobi, arrestohet ish-zyrtarja e kryeministrisë

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2023, 14:11 | Kronikë
“Zbërthehet” pastruesja Dobi, arrestohet ish-zyrtarja e

Hetimi për vjedhjen e gati 120 mijë eurove në banesën ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosit, dhe mbi 400 mijë euro të gjetura në banesën e pastrueses së saj, Rozeta Dobi, ka marrë një kthesë të fortë.

Mbrëmjen e së shtunës, policia e Tiranës arrestoi vetë ish-zyrtaren Klosi, që ka mbajtur edhe detyrën e shefes së kabinetit të ish-ministrit, Arben Ahmetaj. Burime pranë grupit hetimor bënë me dije se Klosi u shoqërua në polici në orët e pasdites, ndërsa arresti iu komunikua pak para mesnatës. Urdhër-ndalimi për të erdhi pas marrjes së një tjetër dëshmie nga Rozeta Dobi, pastruesja e banesës së saj, e arrestuar më herët si e dyshuar për vjedhjen. Dobi është “zbërthyer” para hetuesve, duke pranuar se gjithë shuma e parave të gjetura në banesën e saj janë marrë tek Alda Klosi.

Ajo ka rrëfyer se paratë ishin prej vitit 2021 dhe se vinin me çantë, por pa dhënë detaje se nga vinin. Me tej, Dobi ka pohuar se ishte vetë padronia e saj, Alda Klosi, që ia kishte lënë në ruajtje paratë.

“Në dhjetor të vitit 2022 Alda më tha t’i merrja dhe t’ia ruaja në shtëpi, ngaqë kishte konflikte me burrin. Më tha t’i merrja në kasafortë”, ka pohuar Dobi. Edhe inskenimin e grabitjes, sanitarja ia ka faturuar Klosit, duke thënë se donte të ngarkonte me përgjegjësi bashkëshortin. Ish-zyrtarja Klosi, që me herët tha në polici se i ishin vjedhur 120 mijë euro, dyshohet për tre vepra penale “fshehje, deklarim i rremë i pasurisë”, “pastrim të parave” dhe “deklarim i rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore”.

https://a2news.com/2023/02/04/arrestimi-i-alda-klosit-prokuroria-e-tiranes-hetimet-jane-komplekse-dhe-vijojne/
https://a2news.com/2023/01/10/zbardhen-deklarimet-e-alda-klosit-ne-ildkpi-nuk-ka-deklaruar-para-cash-ne-2017-bleu-shtepi-72-m2-ne-tirane-per-31-mije-euro/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani