Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Zbulimi në Kinë, si i infekton koronavirusi qelizat e njeriut

Nga A2 CNN
9 Mars 2020, 17:12 | Bota
Zbulimi në Kinë, si i infekton koronavirusi qelizat e njeriut

Shkencëtarët në Kinë kanë përdorur një mikroskop me krio elektrone për të zbuluar se si koronavirusi infekton njerëzit. Studimi i publikuar në revistën “Science” tregon se virusi shënjestrën një lloj receptorësh që gjenden në qelizat e njeriut në mushkëri, zemër, veshka dhe zorrë.

Ndërsa një studim i mëhershëm zbuloi se proteina e virusit ka dy fusha lidhëse për receptorët, njëra përçuese dhe tjetra marrëse. Këto i lejojnë virusit që të lidhet me qelizat e njeriut dhe t’i pushtojë ato.

Sipas studimit të ri, virusi shënjestron receptorin ACE2 të njeriut që është lidhur me transportuesin aminoacid. Ky nëntip i strukturës së receptorit ACE2 nuk ishte zbuluar kurrë më parë. Virusi përdor fushën përçuese për tu lidhur me strukturënACE2, që I mundëson koronavirusit të hyjë dhe të infektojë qelizën. Shkencëtarët shpresojnë që zbulimi I tyre të ndihmojë në gjetjen e një vaksine që parandalon infeksionin të prekë qelizat e njeriut.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani