Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Zbulohen dhoma torture në Holandë

Nga A2 CNN
9 Korrik 2020, 11:35 | Aktualitet

Policia e Holandës ka zbuluar disa dhoma torture që do të përdoreshin nga një bandë kriminale në një qyteze pranë kufirit me Belgjikën. 6 persona janë arrestuar dhe akuzohen për rrëmbim dhe pengmarrje. Banda e kishte krijuar dhomën e torturës në një kontejner, i cili ishte izoluar në mënyrë që të mos dëgjoheshin britmat e viktimave. Brenda kontejnerit u gjet një karrige dentist si dhe shumë mjete të tjera torture. Ndërkohë, banda kriminale përdorte edhe disa kontejnerë të tjerë, ku viktimat mbaheshin të burgosur. Zbulimi erdhi nga një hetim i gjerë i policisë holandeze, e cila kishte arritur të zbërthente strukturën kriminale që merrej me trafik droge me anë të aplikacionit të mesazheve “EncroChat”. Gjatë operacionit, agjentët sekuestruan 24 kilogramë drogë, veshje policore, automjete të vjedhura dhe armë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë