Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Zbulohen dokumentet sekrete, si ndihmuan Uber Macron dhe komisionerja e BE-së

Nga A2 CNN
11 Korrik 2022, 11:26 | Bota

Mijëra dokumente te klasifikuara, të publikuara së fundmi, kanë zbuluar sesi kompania e transportit Uber ka përfituar padrejtësisht nga ndihma e disa prej politkanëve më të rëndësishëm europianë, dhe sesi ka arritur të shmangë drejtësinë.

Dokumentet tregojnë me detaje sesi Uber është ndihmuar nga personazhe si Emmanuel Macron dhe ish-komisionerja europiane Neelie Kroes. Vetë kompania e taksive thotë sot se “sjellja e saj në të kaluarën nuk përputhet me vlerat e tanishme”, dhe se sot është “një tjetër kompani”.

Në total, janë publikuar më shumë se 124 mijë dokumente, përfshi edhe 83 mijë email-e, ku janë detajuar biseda të periudhës 2013-2017. Dokumentet u publikuan nga media britanike “The Guardian” dhe zbulojnë, për herë të parë, përmes një programi lobimi prej 90 milionë dollarësh në vit, kompania është përpjekur të rekrutojë politikanë në mënyrë që të forcojë pozicionin e saj në tregun e taksive në Europë.

Edhe pse taksistët francezë ndonjëherë organizuan edhe protesta të dhunshme kundër Uber, Macron kishte marrëdhënie të mira me drejtuesin e Uber Travis Kalanick, dhe i tha atij se do të riformonte ligjet për të favorizuar firmën e tij.

Metodat e biznesit të Uber janë denoncuar shpesh, por për herë të parë, dosjet japin një pasqyrë të detajuar të asaj që bënin drejtuesit. Aty dokumentohet edhe sesi ish-komisionerja e BE-së për digjitalizimin, Neelie Kroes, hyri në bisedime me Uber për të marrë një post drejtues aty para se t’i mbaronte mandati dhe më pas loboi në fshehtësi për firmën, duke shkelur kodin e etikës së Bashkimit Europian.

Në atë kohë, Uber nuk ishte thjesht një prej kompanive të reja më të njohura në botë, por kishte çështje të panumërta në gjyq për akuza nga më të ndryshmet, deri në akuza për ngacmime seksuale. Për shkak të këtyre problemeve, në vitin 2017 aksionerët vendosën të largonin Travis Kalanick.

Përfshirja e Macron nis në gusht 2014, kur bankieri i famshëm sapo ishte emëruar ministër i Ekonomisë dhe kishte nevojë për vende të reja pune. Në tetor, ai u takua me Kalanick dhe drejtues e lobistë të tjerë. Në një nga email-et e publikuara, drejtuesit e Uber i quajnë takimet me Macron si të pazakonta në marrëdhëniet qeveri-biznes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë