Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Zbulohet një tjetër vatër koronavirusi në burgjet shqiptare

Nga A2 CNN
27 Prill 2020, 14:18 | Aktualitet
Zbulohet një tjetër vatër koronavirusi në burgjet shqiptare

Pas paraburgimit 313 e cila u kthye në një vatër të infektimit me koronavirus një tjetër institucion u prek nga pandemia.

Bëhet fjalë për paraburgimin 302 te rruga “Mine Peza”, ndërsa deri më tani 4 persona janë prekur me koronavirus. I fundit që u mor nga urgjenca ishte Artur Xhani nga Mallakastra, një 42-vjeçar, baba I dy fëmijëve, i paraburgosur në 302.

Motra e tij akuzon institucionet e shëndetësisë por edhe ato të drejtësisë të cilat sipas saj për dy javë rresht nuk I bënë tampon vëllait të saj I cili kishte lajmëruar për gjendjen e tij të rënduar shëndetësore.

“Para dy javësh u bë një paragjyq të Prokuroria e Krimeve të Rënda. E mori virusin vëllai aty. Nja 10 ditë vëllai ka qenë në gjendje të rëndë, ku vetëm i bënin serume dhe nuk merrnin masa që t’i bënin tampon”, tregon mes lotësh motra e tij. “Nuk jemi lajmëruar fare, vetëm shokët e vëllait nga burgu. Ne nuk dinim asgjë dhe nuk dinim ku ta kërkonim. Te spitali i burgut na thanë çfarë kishte ndodhur”.

Në këtë institucion kushtet e të paraburgosurve janë të rënda ndërsa në një dhomë detyrohen të qëndrojnë 4 deri në 8 persona të cilët janë në procese gjyqësore.

Për këtë rast, Ministria e Drejtësisë apo dhe Drejtoria e Burgjeve nuk ka dhënë informacion zyrtar ndërsa problematike mbetet dhe burgu i sigurisë së lartë në Fushë Krujë. Kjo pasi pjesa dërrmuese e gardianëve të cilët punojnë në këtë burg kanë bashkëshortet të cilat u prekën nga koronavirus në fasoneritë e Krujës dhe të Fushë Krujës. Edhe për këtë rast, ministria apo dhe Drejtoria e Burgjeve nuk ka dhënë informacion mbi mënyrën se si është proceduar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë