Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Zbutet” koronavirusi, mjekët: Pacientët me forma të lehta, mos shkelni masat!

Nga A2 CNN
20 Maj 2020, 16:09 | Aktualitet
“Zbutet” koronavirusi, mjekët: Pacientët me forma të

Faza agresive e koronavirusit duket se ka kaluar. Gjatë kryerjes së analizave serologjike, si dhe te vizitat e pacientëve të rinj me Covid-19, mjekët kanë konstatuar forma të zbutura të virusit.

“Ishin të frikshme ndryshimet kur hyri Covidi në Shqipëri në analizat e gjakut, krahasuar me rezultatet tani. E njëjta histori është edhe në efektet e prekjes pulmonare. Duket që ka një zbutje të sëmundjes ndodhte nga koha, ndoshta nga faktorë të tjerë, por ende nuk e dimë pse. Por, në fazën e hapjes duhet të vazhdojmë të respektojmë masat, distancimin fizik dhe të mos ketë grumbullime të mëdha”, shprehet për A2 Arben Gjata, shef i Kirurgjisë në QSUT.

Mjekët nuk përjashtojnë mundësinë e rikthimit të koronavirusit në vjeshtë bashkë me virozat gripale. Për këtë arsye, tregon shefi i Kirurgjisë, Arben Gjata, nuk planifikohet mbyllja e spitalit Covid-3 në QSUT, i cili do të jetë në ndihmë të shërbimit infektiv.

“Me rikthimin e stinës së virozave ekziston rreziku për kthimin e Covid-19. Do ishte papërgjegjshmëri nëse mbyllim spitalin Covid-3. Do të qëndrojë deri sa të sigurohemi që pandemia ka ikur”, thotë Gjata.

Në qendrën spitalore “Nënë Tereza” janë rikthyer operacionet e planifikuara këtë javë ndërhyrjet janë kryer vetëm për sëmundjet e rënda, ndërsa në ditët në vijim kirurgjia do të rihapet plotësisht, por me protokolle të reja.

Ndërkohë, urgjencat kirurgjikale vijojnë të kryen në Spitalin e Traumës, deri në një vendim kur edhe ky shërbim t’i rikthehet normalitetit. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë