Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Zeje, avaze, polifoni, panairi i artizanëve dhe grupeve polifonike labe në Vlorë

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2020, 17:00 | Aktualitet
Zeje, avaze, polifoni, panairi i artizanëve dhe grupeve polifonike labe

“Zeje, Avaze, Polifoni" është titulluar panairi i zejtarëve profesionistë dhe folkloristëve në qendrën historike të Vlorës.

Artizanë të instrumenteve muzikore, të fyellit  apo cylave, artizanë të veshjeve popullore si dhe të punimeve artistike në dru kanë treguar pasionin e tyre shumëvjeçar, pasion i cili vetëm pasurohet, edhe pse aktivitetet e tyre jo gjithnjë e gjejnë tregun e duhur. 

Për këtë arsye, kryebashkiaku i Vlorës i ka ftuar artizanët që të tregtojnë punimet e tyre në dyqanet e qendrës historike të Vlorës, një ambient tashmë i restauruar.

Zona historike u rikonstruktua që këto zotërinj të vijnë këtu, të marrin me qira këto objekte dhe të promovojnë veprat e tyre”, deklaroi kryetari i Bashkisë, Dritan Leli.  Gjatë këtij panairi, kanë interpretuar grupe polifonike dhe ato të këngës labe.

A2 CNN Livestream

Dita jonë