Zelanda e Re zbut kufizimet, qytetarët festojnë rikthimin në liri

Neozelandezët festojnë rikthimin e lirive të humbura, ndërsa autoritetet hoqën shumicën e kufizimeve të vendosura për frenimin e pandemisë. Bizneset, përfshirë qendrat e vogla tregtare, kinematë, kafenetë dhe palestrat u lejuan të rihapin dyert këtë të enjte pas uljes së nivelit të emergjencën në nivelin e dytë. Një Kryebashkiak zgjodhi të festonte ngjarjen duke hedhur me litar nga ura, me shpresën se turizmi do të ringrihet në zonë.