Zemaj: Maqedonia e Veriut hap nesër kufijtë me Kosovën

Kosova po përjeton një situatë të qëndrueshme me pandeminë koronavirus. Megjithatë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, njoftoi dhe shtimin e kapacitetit të personelit të institucioneve shëndetësore në të gjitha nivelet me 1500 specializantë, përfshirë 70 nga Lugina e Preshevës.