Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Zemërimi racor në SHBA, dhjetëra e mijëra vetë marshojnë paqësisht

Nga A2 CNN
3 Qershor 2020, 12:32 | Bota
Zemërimi racor në SHBA, dhjetëra e mijëra vetë

Amerikanët e sfiduan masën e ndalim qarkullimi, duke mbushur rrugët e qyteteve kryesore rreth vendit për të 8-tën ditë radhazi, pasvdekjes së afro-amerikanit George Floid në duart e policisë.

Dhjetëra mijëra vete ju bashkuan manifestimeve, të cilat ndryshe nga ditët paraardhëse mbetën kryesisht paqësore.

Një prej protestave më të mëdha, ku morën pjesë edhe të afërmit e Floid, u mbajt në vendlindjen e tij, Hjuston.

Në Uashington, policia përdori sërish gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës gjatë natës. 1600 ushtarë u dislokuan në baza të ndryshme rreth kryeqytetit ndërsa helikopterë fluturuan mbi protestuesit që marshonin drejt shtëpisë së bardhë.

https://a2news.com/2020/06/02/te-shokuar-dhe-tmerruar-be-denon-rastin-ne-shba-dhe-kritikon-perdorimin-e-dhunes/

Qarkullimi u bllokua në distriktin e Manhatanit në Nju Jork, ndërsa demonstruesit shpërfillën shtetrrethimin e vendosur pas përleshjeve e plaçkitjeve të një natë më herët. Video të shpërndara në rrjet treguan turmën teksa rrethonte një furgon policie.

Protesta të mëdha u mbajtën edhe në Los Angeles, Filadelfia, Atlanta dhe Siatëll. Në Mineapolis, qyteti ku vdiq Floid, situtata është përgjithësisht e qetë.

https://a2news.com/2020/06/03/flet-nena-e-vajzes-se-floyd-dua-drejtesi-ai-ishte-njeri-i-mire/

Presidenti amerikan, i vënë në qendër të kritikave pasi largoi me gaz lotsjellës manifestuesit paqësor, për të pozuar me bibël në dorë jashtë një kishe historike në Uashington, mbrojti vendimin e tij në Twitter. “E keni kuptuar gabim. Nëse protestuesit ishin kaq paqësor, pse i vunë zjarrin kishës një natë më herët. Njerëzve u pëlqeu veprimi im”, deklaroi presidenti.

Por arqipeshkvi i Uashingtonit kritikoi kreun e Shtëpisë së Bardhë, i cili sipas tij kishte përdorur kishën për qëllimet e veta.  Ndërkohë, kandidati demokrat për presidencën, Joe Biden, sulmoi rivalin se po shfrytëzonte krizën për të kënaqur mbështetësit e tij.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli