Zëvendësministri i Jashtëm: E rëndësishme hapja e negociatave, pavarësisht kushteve

Zëvendësministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj, ishte i ftuar në ditarin e orës 09:00 në A2 nga ku foli për Mini Shengenin dhe takimin e 10 nëntorit në Ohër.

Po ashtu, Xhafaj foli edhe për negociatat, duke u shprehur se e rëndësishme aktualisht për Shqipërinë është hapja e tyre me ose pa kushte. Ai theksoi se ekziston një lloj konfuzioni sa i përket kushteve.

Shkarkoni aplikacionin e A2