Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Zgjatja e gjendjes së emergjencës, Gjermeni: Situata vazhdon të jetë komplekse

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2019, 14:51 | Politikë
Zgjatja e gjendjes së emergjencës, Gjermeni: Situata vazhdon të

Për deputeten e Partisë Socialiste, Eglantina Gjermeni, shtyrja e afatit të situatës së emergjencës deri në 31 mars, pas tërmetit të 26 nëntorit, do t’i japë mundësi qeverisë që t’i përgjigjet sa më mirë situatës në terren.

“Situata vazhdon të jetë komplekse dhe ka nevojë për një vëmendje të veçantë. E gjitha puna është intensive në të gjitha drejtimet. Procesi kërkon vëmendje maksimale. Shpresoj që zgjatja e këtij afati do të vazhdojë këto përpjekje intensive për të tejkaluar këtë situatë për të hyrë gradualisht në procesin e rindërtimit. Sfidat që përballen të gjithë aktorët që janë në terren janë shumë të ndryshme dhe kërkojnë një vëmendje speciale. Vëmendja dhe angazhimi është maksimal, por sigurisht që përballë nevojave që janë shumë herë më të mëdha, mbase nuk kemi mundur që t’i plotësojmë të gjitha nevojat, por deri tani është bërë maksimumi për t’i futur në rrjedhën e zakonshme”, u shpreh Gjermeni e ftuar në Ditarin e orës 13:00 në A2.

Gjermeni u shpreh se tashmë ka nisur puna për rindërtimin. “Janë identifikuar zonat ku do të rindërtohet. Shpresoj që gjithë ky proces të jetë një reflektim dhe një përvojë që do të na përmirësojë gjithçka bëjmë për të ardhmen”, tha Gjermeni.

Sa i përket ndalimeve të ditëve të fundit të personave në lidhje me dëmet e tërmetit, Gjermeni u shpreh se drejtësia duhet të kishte bërë edhe më herët rolin e saj. “Unë besoj se drejtësia duhet ta kishte bërë rolin e saj edhe më parë dhe të jetë sa më reale. Sa i përket ndalimeve të ditëve të fundit është përgjigja e duhur për të gjithë ata që kanë shpërdoruar detyrën apo nuk e kanë bërë atë si duhet. Të vendoset një standard sa i përket ndërtimeve”, tha Gjermeni.

A2 CNN Livestream

Dita jonë