Zgjatja e koncesionit të aeroportit, qeveria mbron arsyet: Përfitojmë investime dhe siguri

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe ajo e Financave Anila Denaj kanë mbrojtur në komisionin e ligjeve arsyet për ndryshimin e marrëveshjes koncesionare për aeroportin e Tiranës. Me zgjatjen e afatit, sipas përfaqësueseve të qeverisë, shteti fiton një aeroport më të sigurt, me kapacitete të zgjeruara dhe bileta më të lira udhëtimi për qytetarët.