Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Zgjedhja e presidentit të ri, Çollaku: Nuk u ndjemë të përdorur, kishim përballë dhe kolegët tanë

Nga A2 CNN
7 Qershor 2022, 20:55 | Politikë
Zgjedhja e presidentit të ri, Çollaku: Nuk u ndjemë të

Çështja e zgjedhjes së presidentit të ri ishte tema e emisionit Debat me Alba Alishanin, ku i ftuar ishte deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku.

Deputeti demokrat bëri një përmbledhje të zhvillimeve të atyre ditëve negociata, ku theksoi se opozita e përfaqësuar nga Alibeaj, u përball me mazhorancën që u tërhoq nga marrëveshja dhe kolegët e tyre të Rithemelimit, që e paragjykuan procesin që në nisje të tij.

“PD është e përcarë. Gjithë ky vit zhvillimesh me përplasje e ka lënë këtë pasojë. Është një situatë e vështirë që pengon dhe aktivitetin e saj në parlament. Nuk ka dhë një rakordim për opozitarizmin. Kjo u reflektua dhe për zgjedhjen e presidentit. Pati dy qëndrime të ndryshme. E para ajo e përfaqësuar nga kreu i grupit Alibej. Ishte një pozicion i ndershëm dhe i drejtë, por përballë kishte një makineri si mazhoranca, por kishte dhe reagimet e tjera nga opozita. Alibeaj kishte dy presione. Të gjithë deputetët që u futën në këtë përpjekje... Ne menduam që të mos e lemë këtë proces.

Nuk u ndjemë të përdorur, por të humbur në një betejë kur ishim vetëm ku kishim përballë mazhorancë dhe pas miqtë dhe kolegët. Nuk kam pasur që kjo mazhorancë do të pranonte një president nga opozita. Mazhoranca prishi marrëveshjen për një president konsensusi dhe ngjarjet ndodhën në mënyrë të njëanshme. Kolegët tanë e paragjykuan, akuzuan se ishte një proces fars. Akuzuan për opozitë false, por u pa që nuk ishte e tillë. Ne propozuam disa emra me integritet. Nuk është e vërtetë që çuam 10 emra. Ato ishin emrat e propozuar. Më pas do të zhvillonim dhe një mbledhje të dytë”, tha mes të tjerash Çollaku.

A2 CNN Livestream

Dita jonë