Zgjedhje në pandemi, qeveria harron votën e të prekurve me Covid

Mbi 34 mijë shqiptarë vijojnë të jenë të prekur nga Covid-19, numër ky i konsiderueshëm që ka ngritur edhe shqetësimin se si këta persona do ta ushtrojnë të drejtën e votës, më 25 prill. Deri atëherë, shifra mund të jetë disi më e reduktuar, por bëhet fjalë për numra që mund të jenë përcaktues në disa mandate. Ky fakt ka shqetësuar partitë politike.