Zgjedhjet e 25 prillit, Topalli prezanton listën e kandidatëve për Tiranën

Lëvizja për Ndryshim, partia e re politike, e themeluar dhe drejtuar nga Jozefina Topalli, prezantoi të martën kandidatët për deputet për Tiranën, me të cilët kjo parti do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit. Në radhët e kandidatëve për kryeqytetin vihet re një prani e madhe e personave që vijnë nga pedagogjia dhe bota e artit.