Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Zgjedhjet e parakohshme, vijojnë konsultimet në Kosovë, Mustafa: Për kandidatin vendos kryesia

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2020, 12:15 | Kosova
Zgjedhjet e parakohshme, vijojnë konsultimet në Kosovë, Mustafa:

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, do të vijojë konsultimet me përfaqësuesit partiakë në vend, rreth datës së zgjedhjeve të parakohshme pas rrëzimit të qeverisë Hoti nga Gjykata Kushtetuese. Gjatë takimeve të së martës, ku partitë e koalicionit qeveritar dërguan vetëm përfaqësuesit e jo kryetarët, LDK-ja propozoi si datë 7 shkurtin, ndërsa PDK-ja fundin e janarit.

Sipas Kushtetutës, zgjedhjet duhet të mbahen jo më larg se 40 ditë pas shpalljes së tyre. Lideri i Vetëvendosjes nuk caktoi një datë, por kërkoi që votimi për parlamentin e ri të mbahet sa më parë. Ujërat në politikën e Kosovës u trazuan sërish, pasi Gjykata Kushtetuese vendosi pro kërkesës së Vetëvendosjes për të shpallur të pavlefshme votën pro qeverisë Hoti të deputetit Etem Arifi, i cili i mundësoi ekzekutivit minimumin e nevojshëm për t’u konfirmuar.

Gjatë homazheve të zhvilluara te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, me rastin e 31-vjetorit të themelimit të LDK-së, lideri i partisë, Isa Mustafa,  tha se nuk e prisnin vendimin e Kushtetueses, ndërsa për sa i përket kandidatit të ri për kryeministër, tha se duhej ta vendoste kryesia.

Në reagimin e parë, që prej rrëzimit të qeverisë, Bashkimi Europian tha se u takon institucioneve në Kosovë të ndërmarrin hapat e ardhshëm në përputhje me vendimin e kushtetuese, duke vënë theksin te nevoja e miratimit të buxhetit të vitit 2021, sa më parë të jetë e mundur. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë