Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Zgjedhjet evropiane, britanikët dhe holandezët votojnë të parët

Nga A2 CNN
23 Maj 2019, 10:21 | Bota
Zgjedhjet evropiane, britanikët dhe holandezët votojnë të

Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda janë dy vendet e para që votojnë për rinovimin e Parlamentit të BE-së.

Thuajse 427 milionë europianë kanë të drejtë vote. Londra duhej të largohej nga BE më 29 mars për t’i shmangur këto zgjedhje, por shtyu Brexit-in për t’i përmbyllur negociatat deri më 31 tetor. Pavarësisht pjesëmarrjes, 73 eurodeputetët e zgjedhur në Britani do të qëndrojnë në detyrë deri ditën e tërheqjes së vendit nga Unioni. Më pas, do të aplikohet reduktimi i numrit të përfaqësuesvenga 751 në 705, pjesa e mbetur bosh nga ligjvënësit britanikë do të mbushet nga eurodeputetë të rinj nga 14 shtete të BE-së.

Këto zgjedhje pritet të zhvendosin balancimin e pushtetit. Rezultati do të formësojë politikën e bllokut për 5 vitet e ardhshme. Por, çfarë pritet të ndodhë përveç fragmentimit. Sondazhet parashikojnë se ky do të jetë një moment shumë i rëndësishëm për nacionalistët dhe euroskeptikët, grupime që vënë në dyshim vlerat e trashëguara dhe vetë Unionin.

Ata pritet të fuqizohen dhe më tej, ndërsa partitë tradicionale pro-europiane do të tkurren.

Johan van Overtveldt, kandidat në Belgjikë, shprehet: “Kur njerëzit frustrohen, ata sillen në një mënyrë jo normale dhe një nga shenjat që e tregojnë këtë është votimi i së djathtës ekstreme”.

Ndërsa David Criekemans, profesor për shkencat politike thekson: “Partitë ekstremiste mund të bëhen forcë e tretë politike në Europë. Kjo mund të bllokojë proceset vendimmarrëse europiane. Prandaj, kjo është një garë kundër kohës për të siguruar që Europa do të jetë në gjendje të marrë vendime”.

Një ndër proceset kryesore që mund të bllokojnë partitë euroskeptike është zgjerimi i Bllokut. Ndërkohë, numrin më të madh të eurodeputetëve e zgjedh Gjermania me 96 të tillë, ndërsa Estonia, Qipro, Luksemburgu dhe Malta përfaqësohen me vetëm 6 eurodeputetë. Votimet do të zgjasin nga data 23 deri më 26 maj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë