Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Zgjedhjet në Argjentinë, opozitari Alberto Fernandez Presidenti i ri

Nga A2 CNN
28 Tetor 2019, 10:08 | Bota
Zgjedhjet në Argjentinë, opozitari Alberto Fernandez Presidenti i ri

Kandidati i qendrës së majtë në opozitë, Alberto Fernandez do të jetë Presidenti i ri i Argjentinës pas një votimi të dominuar nga shqetësimet ekonomike.

Fernandez siguroi më shumë se 45% të votave të nevojshme për fitore duke mundur Presidentin në largim Mauricio Macri. Turma entuziastë njerëzish u mblodhën në seline e partisë së Fernandez për të festuar rezultatin.

“Ne do ta rindërtojmë Argjentinën ashtu siç e ëndërrojmë të gjithë. Cilët do të jenë kundërshtarët tanë në 4 vitet e ardhshme, duhet të jenë të vetëdijshëm se si e kemi gjetur vendin dhe duhet të na ndihmojmë ta rindërtojmë ketë vend nga hiri”, tha Fernandez.

Macri pranoi humbjen mbrëmjen e së dielës dhe premtoi të bashkëpunonte me pasardhësin e tij:  “Dua të përgëzoj presidentin e zgjedhur Alberto Fernandez, sapo fola me të. E ftova të bisedojmë lidhur me periudhën e tranzicionit”. 

Me më shumë se 90% të votave të numëruara, Fernandez ka sigurar 47,79 kundrejt 40,71 të Macri. Për të fituar që në raudin e parë, një kandidati i duhet të tejkalojë 45%.

Votimi u dominua nga shqetësimet për ekonominë. Me gati 1 në 3 njerëz që jetojnë në varfëri, votuesit mbështetën kandidatin që menduan se ishte më i përshtatshëm për ta nxjerrë vendin nga kriza. Macri premtoi zero varfëri pas fitores 4 vite më parë, por gjërat u përkeqësuan nën sundimin e tij. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë