Zgjedhjet në Izrael/ Netanjahu shpall fitoren, por nuk ka shumicën

Kryeministri Benjamin Netanjahu shpalli fitoren në zgjedhjet e përgjithshme në Izrael, pasi rezultatet paraprake e rendisin atë para rivalit kryesor Beni Gantz. “Exit poll”-et sugjerojnë se blloku i tij i djathtë do të fitojë 59 vende në Parlamentin me 120 vende, dy më pak nga sa nevojiten për të siguruar shumicën.