Zgjedhjet në Kosovë, numërimi mbrapsht dhe pritshmëritë e 14 shkurtit

Vetëm 5 ditë kohë kanë partitë politikë në Kosovë për të bërë fushatë, përpara të dielës së 14 shkurtit. Politika atje mbetet e trazuar, me liderët kryesorë të politikës tradicionale në Hagë e të tjerët në terren, në takime me qytetarët. Qeverinë e re e presin shumë sfida, së pari përballja me pandeminë koronavirus dhe rimëkëmbja ekonomike, por jo më pak rëndësi liderët politikë, por edhe vetë qytetarët në diskursin e tyre të përditshëm, i kushtojnë Kosovës në arenën ndërkombëtare, marrëdhënia me SHBA, liberalizimi i vizave si dhe dialogu me Serbinë. Por, si duket fryma e fushatës dhe cilat janë alternativat për bashkëqeverisje, nëse anjë prej partive nuk siguron votat e mjaftueshme për të qeverisur e vetme vendin pas 14 shkurtit? Në studion e “Ditari” në A2, përmes Skype, ishte analisti i zhvillimeve politike, z. Milazim Krasniqi.