Zgjedhjet në Kosovë, Resul Sinani: Pretendimi për 60 deputetë i Vetëvedosjes, i paarritshëm

Gazetari Resul Sinani ka ndarë në studion e A2 CNN të zhvendosur në Prishtinë opinionet e tij në lidhje me procesin zgjedhor në Kosovë dhe fushatën elektorale. Sipas tij në këto zgjedhje të gjithë janë orientuar të ruajnë elektoratin e vet. Vetëvendosja dhe LDK nuk janë përqëndruar te programet. Kurti është i bindur se do të fitojë me rezultat të thellë. Pretendimi për të arritur 60 deputetë nga Vetëvendosja më duket e paarritshme. Sinani thekson se LDK dhe PDK do të jenë forcë e dytë.