Zgjedhjet në Kosovë, rreth 1 milion euro në dispozicion të partive për fushatë

Çdo parti politike në Kosovë do të ketë në dispozicion nga rreth 1 milionë euro për fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit. Njoftimi erdhi nga kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, e cila bëri të ditur se të drejtë vote do të kenë mbi 1.8 milionë qytetarë të Kosovës. Gjithashtu sqaroi mënyrën se si do të votojnë qytetarët që jetojnë jashtë territorit.