Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Zgjedhjet në Kosovë, vëzhguesit e BE vlerësojnë procesin, por jo në veri

Nga A2 CNN
8 Tetor 2019, 13:23 | Kosova
Zgjedhjet në Kosovë, vëzhguesit e BE vlerësojnë

Vëzhguesit e Bashkimit Europian e vlerësuan pozitivisht procesin zgjedhor në Kosovë. Kryesuesja e misionit, Viola von Cramon-Taubadel tha në një konferencë për shtyp se zgjedhjet ishin të mirëadministruara dhe transparente.

“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit ishin te mirë administruara dhe transparente. Dita e zgjedhjeve ishte e rregullt dhe vëzhguesit e Misionit të Vëzhgimit të BE-së e kanë vlerësuar pozitivisht procesin e votimit dhe numërimit. Fushata ishte e gjallë dhe konkurruese, duke ua bërë të mundur garuesve të bëjnë fushatë lirshëm në pjesën më të madhe të Kosovës”, tha Viola von Cramon-Taubadel.

Megjithatë, vëzhguesit europianë veçuan rajonet me shumicë serbe ku sipas tyre, standardet ndërkombëtare nuk u plotësuan. Atje, thanë atë, ka pasur cenim, frikësim dhe orientim drejt votimit për Listën Serbe.

“Me keqardhje me duhet të them që procesi i zgjedhjeve për serbët e Kosovës nuk i ka plotësuar në masën e konsiderueshme standardet ndërkombëtare. Korniza ekzistuese rregullatore nuk garanton transparencë dhe integritetin e financave partiake të fushatës”, u shpreh Andrey Kovatchev nga delegacioni i Parlamentit Europian.

108 vëzhgues, nga 27 shtete anëtare të BE-së si dhe Norvegjia dhe Zvicra monitoruan zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani