Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Zgjedhjet në Mal të Zi, Rama mbështetje Gjukanoviçit, thirrje shqiptarëve

Nga A2 CNN
27 Gusht 2020, 14:14 | Aktualitet

Në zgjedhjet e 30 gusht për herë të parë, koalicioni i 5 partive shqiptare në Malin e Zi, garon me një listë të vetme. Politikanët e Tiranës dhe Kosovës prej dy ditësh i adresojnë mesazhe shqiptarëve që të mbështesin këtë listë. Presidenti Ilir Meta e kërkoi këtë përmes një videomesazhi në shqip. Një mesazh të ngjashëm kishte dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Ndërsa Edi Rama shkoi një hap më tutje duke iu drejtuar të gjithë malazezëve jo vetëm në anglisht, por dhe në gjuhën e tyre. Kryeministri shqiptar nuk nguroi të kërkonte votë për emra të përveçëm, duke bërë fushatë për Milo Gjukanovic. “Dua të falënderoj Milon që ekziston, jo vetëm për Malin e Zi por edhe për Shqipërinë e Kosovën dhe të gjithë rajonin. Nuk ka asnjë sot që ta çojë Malin e Zi përpara si Milo që e ka shpëtuar shumë herë. Votojeni që të vazhdojë punën e mrekullueshme që e ka bërë Malin e Zi të lulëzojë. Zoti bekoftë Malin e Zi në çdo hap”, ishte mesazhi i kryeministrit shqiptar. Kjo qasje ngjalli reagime në Beograd. Sipas mediave serbe ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin është shprehur se nuk përbën sekret që Rama dhe Thaçi po hartojnë kufijtë e Shqipërisë së Madhe dhe shohin veten si zotër të Malit të Zi. Në një mesazh të dytë video, Rama një ditë më pas atij të shpërndarë në Malin e Zi, kërkon mbështetje për listën shqiptare. Në 30 gusht në parlamentin malazez do të votohet për 81 deputetë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani