Zgjedhjet në SHBA, gjithçka duhet të dini, nga delegatët, konventat e rinumërimet

Fushatë, mbledhje fondesh, debate, më shumë mbledhje fondesh, 2 konventa, prapë debate dhe në fund, votimi!

Zgjedhjet presidenciale në SHBA zhvillohen çdo 4 vjet, në të martën e parë të nëntorit, por dita e votimit është vetëm hapi i fundit i një procesi të gjatë që zgjat 1 vit. Fillon me zgjedhjet paraprake, me shtetet që votojnë mbi atë që duhet të jetë kandidati për secilën parti. Ka dy parti të mëdha politike me të cilat shumica e amerikanëve e identifikojnë veten; ajo republikane dhe demokrate.