Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Zgjedhjet, Prokuroria kërkon informacion te Interpol për 25 kandidatë

Nga A2 CNN
6 Prill 2021, 20:23 | Aktualitet

29 kandidatë për deputet për zgjedhjet e 25 prillit, po verifikohen nga njësia e dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Burimet për A2 pranë Prokurorisë së Përgjithshme, bëjnë të ditur se, deri në këto momente, për 25 prej tyre, i është dërguar shkresë për informacion Interpolit. Kjo, për faktin se ka dyshime që shkeljet e mundshme penale që këta individë mund të kenë kryer të jenë konsumuar jashtë shtetit. Për 4 të tjerë, verifikimet po kryhen vetëm brenda vendit. Pas marrjes së këtij informacioni zyrtar, atëherë do të vlerësohet nga ana e prokurorëve nëse ka vend për t’iu drejtuar shteteve respektive përmes letër-porosive. Duke qenë se jemi vetëm 3 javë para zgjedhjeve, koha për të bërë këto verifikime mbetet e shkurtër dhe mund të mos mjaftojë për të larguar nga listat kandidatët që kanë probleme me ligjin. Nga e kaluara është vërtetuar se koha për të dërguar, përpunuar dhe marrë mbrapsht përgjigje për një letër-porosi mund të zgjasë deri mbi 6 muaj, kështu që mund të jemi në kushtet kur personat me probleme mund të kenë fituar mandatin e deputetit, i cili mund t’u vihet në diskutim.

A2 CNN Livestream

Dita jonë