Zgjedhjet, Prokuroria kërkon informacion te Interpol për 25 kandidatë

29 kandidatë për deputet për zgjedhjet e 25 prillit, po verifikohen nga njësia e dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Burimet për A2 pranë Prokurorisë së Përgjithshme, bëjnë të ditur se, deri në këto momente, për 25 prej tyre, i është dërguar shkresë për informacion Interpolit. Kjo, për faktin se ka dyshime që shkeljet e mundshme penale që këta individë mund të kenë kryer të jenë konsumuar jashtë shtetit. Për 4 të tjerë, verifikimet po kryhen vetëm brenda vendit.