Zgjedhjet vendore në Kushtetuese, Ademi: Konfirmohet qëllimi i kapjes së Shoqatës së Bashkive

14 ditë para se Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë padinë e shoqatës së bashkive për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të vitit 2019 kryetarja e kësaj shoqate, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka kërkuar edhe një herë vëmendjen e ambasadorëve tëhuaj në Shqipëri. Ajo tashmë i quan të konfirmuara dyshimet për marrjen e kontrollit të kësaj shoqate nga socialistet, për të tërhequr më pas padinë në gjykatën kushtetuese.