Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Zgjedhjet vendore, Sula: Ende nuk ka verifikim të detyruar për kandidatët

Nga A2 CNN
18 Janar 2023, 12:19 | Politikë
Zgjedhjet vendore, Sula: Ende nuk ka verifikim të detyruar për

Kandidatët për zgjedhjet e 14 majit duhet të bëjnë verifikim të detyruar dhe transparencë me përgjegjësi penale tha kryetarja e Autoritetit për Informim për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula. E ftuar në “Dita Jonë”, Sula tha se institucioni që drejton e ka propozuar këtë ndryshim në Kodin Zgjedhor, por që nuk është bërë ky hap.

“Ne kemi propozuar një qasje që vë një kut për të gjithë, që është verifikimi i detyruar dhe transparencë me përgjegjësi penale. Thënë kjo, ne kemi propozuar ndryshim Kodi Zgjedhor, politika ka diskutuar forma të tjera. Ngelet që ta bëjnë këtë hap, por nuk e kanë bërë. Ndryshe është ligji që ne funksionojmë dhe do të zbatojmë ligjin”, tha ajo.

Znj. Sula bëri të ditur se 6 figura publike kanë rezultuar në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, duke vënë në dijeni Kuvendin për hapat e mëtejshëm. “Kemi vënë në dijeni parlamentin për 6 emrat që kemi identifikuar që janë me iniciale, të cilët ne nuk është se themi detyrimisht, por ne na kanë dalë. Ne identifikojmë sipas kërkesave të institucioneve ku aderojnë, duan të bëjnë karrierë apo duan të zgjidhen”.

Një risi ne verifikime është edhe transparenca për figura që do marrin medalje apo nderime. “Një ndër fushat e reja në verifikime janë këto medaljet dhe nderime, me qëllim që ata që nderohen të jenë njerëz që janë vërtet modele për shoqërinë, që nuk lëndojnë viktima”.

Sipas zonjës Sula, me miratimin e ndryshimeve ligjore, ka rënë barrikada për informacion dhe se kushdo mund të bëj kërkesë tek autoriteti, por ky i fundit nuk mban përgjegjësi për keqpërdorimin e informacionit nga individi.

https://a2news.com/2022/07/06/dekomunistizimi-i-parlamentit-sula-verifikimi-i-kandidateve-te-sanksionohet-ne-kod-zgjedhor/
https://a2news.com/2022/07/30/meta-e-zgjodhi-genta-sulen-rama-mbron-autoritetin-e-dosjeve-te-ndryshoje-dhe-dekriminalizimi/

A2 CNN Livestream

Dita jonë