Zgjerimi, më 6 tetor presim vlerësimin e Komisionit Europian, vendimi në dorë vendeve anëtare

Që prej vitit 2018, Paketa e Zgjerimit publikohej në pranvere por këtë herë për shkak të pandemisë së koronavirusit, Komisioni Europian ka vendosur publikimin e saj në fillim të muajit tetor. Se sa kemi avancuar me matjet e Bashkimit Europian drejt integrimit do ta mësojmë më 6 tetor. Veç analizës vjetore paketa përmban edhe raportet e detajuara për progresin që kanë bërë vendet kandidate. Përtej zgjerimit, paketa do të lidhet edhe me Planin Ekonomik dhe të Investimeve të Komisionit Evropian.