Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Zhbllokohen doktoraturat, Ministria e Arsimit rihap aplikimet e shpall zgjedhjet në universitete

Nga A2 CNN
14 Janar 2020, 13:26 | Aktualitet
Zhbllokohen doktoraturat, Ministria e Arsimit rihap aplikimet e shpall zgjedhjet

Pas vitesh të tera bllokim, Ministria e Arsimit rihap doktoraturat në universitete. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini u kërkoi shkollave të larta të hartojnë rregulloret për ciklin e tretë të studimit dhe brenda 15 shkurtit të aplikojnë në ministri.

Ndërkohë po sot, ministrja ka vendosur 8 majin, ditën e zgjedhjeve për drejtuesit e rinj në universitete.

“Kemi mbyllur bazën ligjore që rregullon themelimin e programit të doktoraturave. Ligji për arsimin e lartë parasheh që programet e dokturaturës të ndodhin pranë një projekti kërkimor shkencor. Ndërkohë, me një urdhër të nxjerrë sot, kemi shpallur edhe datën e zgjedhjeve për të gjitha strukturat e reja drejtuese në universitetet publike. Data e zgjedhjeve është 8 maj 2020. Fushata nis më 9 prill, ndërsa universitetet janë të detyruar të publikojnë rregulloret e zgjedhjeve”, u shpreh ministrja Shahini.

A2 CNN Livestream

Dita jonë