Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Zhdëmtimet, pse nuk marrin zgjidhje kallëzimet penale?

Nga A2 CNN
4 Mars 2020, 16:12 | Aktualitet

Institucionet shtetërore i kanë shkaktuar jo pak, por mbi 27,3 miliardë lekë dëm buxhetit të shtetit, ekuivalent me rreth 224 milionë euro. Është kjo shifra e zbuluar nga Kontrolli i Lartë të Shtetit për vitin 2019. Një dëm që rezulton në rritje krahasuar me vitet e tjera. Janë kryer gjithsej 160 auditime në institucionet e pushtetit qendror, si dhe tek bashkitë, në të cilat janë konstatuar edhe abuzimet, me dëm ekonomik për buxhetin. Shkeljet më të mëdha janë tek marrëveshjet hidrokarbure dhe kontratat koncensionare, pasuar nga shkeljet në tatime e dogana, si dhe tek prokurimet publike. Ndjekim materialin. Shifrat e publikuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për abuzimet apo edhe për tregues të caktuar të vlerësuar nga ky institucion, janë kundërshtuar disa herë nga qeveria. Rasti më i fundit i përplasjes ka qenë ai për vlerësimin e detyrimeve të prapambetura. KLSH konstaton se qeveria ka krijuar 60,3 miliardë lekë borxhe në total, duke përfshirë këtu detyrimet e prapambetura të pushtetit qendror dhe atij vendor, vendimet e gjyqësorit për largimet e padrejta nga puna, si dhe mosrimbursimet e TVSH-së. Nga ana tjetër, Ministria e Financave pretendon se borxhet nuk i kapërcejnë 11 miliardë lekë dhe ato po vijnë duke u shlyer. Bashkëpunimi i KLSH ka çaluar edhe me Prokurorinë dhe institucionet e tjera lidhur me kallëzimet e bëra apo me kërkesën për zhdëmtimin e shumës së abuzimeve të konstatuara, gjë që thuajse nuk ka ndodhur kurrë. I ftuar në A2 Business, Pano Soko, ekspert për ekonominë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani