Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Zhupa: Në 100 vjetor, Tirana e vjedhur dhe e keqmenaxhuar

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2020, 12:13 | Politikë
Zhupa: Në 100 vjetor, Tirana e vjedhur dhe e keqmenaxhuar

Ina Zhupa, zëdhënëse e Partisë Demokratike, ishte e ftuar në A2 nga ku foli për 100 vjetorin e Tiranës, i cili do të festohet të martën. Zhupa u shpreh se në këtë ditë të shënuar kryeqyteti është i vjedhur dhe i keqmenazhuar.

“Nesër Tirana zgjohet 100 vjeçe. Është një qytet i të rinjve, mbledh të gjithë shqiptarët. Por po ashtu si 100 vjet më parë, kryetari i bashkisë nuk është i zgjedhur, por i emëruar. Tirana është zgjeruar, por sot bashkia është munduar të organizojë një ceremoni, por ajo që bie në sy është se ata vazhdojnë me mënyrën se si kanë qeverisur këto 5 vjet. Tiranës i kanë dhënë dy damka, një e keqmenaxhur edhe një e vjedhur. Ata bën sheshin “Skënderbej” me motivin e një sheshi të bllokuar për të zhvilluar koncerte aty, por për 100 vjetor kanë vendosur të bllokojnë sheshin “Nënë Tereza”. Ka një javë që e bllokojnë këtë shesh. Kjo tregon një keqmenaxhim. Kjo është një karakteristik që e gjen qytetin në këtë 100 vjetor. Në mënyrë simbolike, në 100 vjetor është vjedhur logoja dhe kënga që iu mor Londrës. Festimi më i bukur për këtë 100 vjetor do të ishte që të tërhiqeshin nga ideja për shembjen e Teatrit Kombëtar. Duhet të ruajmë cirkun, muzeun. Duhet t’i rikthejmë qytetin monumentet kulturore dhe jo kullat”, u shpreh zëdhënësja e PD.

Zhupa foli edhe për zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike dhe mënyrën e re të komunikimit të Bashës, i cili ka filluar të përdorë më shumë edhe rrjetet sociale. “Basha ka zgjedhur ta reflektojë atë që bën, ndërsa më parë këto takime me qytetarët nuk i reflektonte me rrjetet sociale, pasi besonte se kontakti i drejtpërdrejt ishte i mjaftueshëm. Por jo të gjithë arrijnë ta takojnë zotin Basha”, u shpreh Zhupa.

A2 CNN Livestream

Dita jonë