Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

“Zhurma” e OFL, qytetarët trokasin tek avokatët: A prekem unë?

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2020, 20:16 | Aktualitet
“Zhurma” e OFL, qytetarët trokasin tek avokatët: A prekem

Akti normativ anti-KÇK dhe debati publik që ngjalli ka vënë në siklet edhe qytetarë që nuk kanë, apo nuk kanë pasur lidhje me krimin e organizuar.

Disa prej tyre kanë trokitur në zyrat e avokatisë, për t’u këshilluar nëse prekeshin prej tij. “Njerëzit janë të paqartë për mënyrën e shtrirjes së kësaj dispozite ligjore”, thotë avokati Indrit Sefa. “Frika është e madhe, njerëzit që mendojnë se mund të jenë subjekt i saj në lidhje me financat vijnë dhe konsultohen”.

Këshillim juridik iu është nevojitur edhe atyre që i kanë mbyllur hesapet me drejtësinë. “Shumë persona, të cilët janë dënuar, ose shpallur të pafajshëm, për vepra penale të cilat mund të ishin subjekt i ish-Gjykatës së Krimit të Organizuar, vijnë përpara se të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit”, thotë avokati Sajmir Vishaj

Por avokati Vishaj e shikon të vështirë zbatimin e aktit normativ, për rastet e personave pasuritë e të cilëve kanë kaluar në filtrin e ligjit “antimafia”. “Nuk e imagjinoj se si mundet Gjykata do të gjykojë gjënë e gjykuar. Nuk lejohet gjykimi dy herë për të njëjtin fakt”, shprehet Vishaj.

https://a2news.com/2020/02/20/forca-e-ligjit-spak-sekuestron-objektet-e-para-ne-shkoder/

A2 CNN Livestream

Dita jonë