Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Zjarre në Amazonë dhe Siberi, ndikim i rëndë për klimën

Nga A2 CNN
23 Gusht 2019, 14:17 | Bota
Zjarre në Amazonë dhe Siberi, ndikim i rëndë për

Zjarret në pyjet e Amazonës kanë arritur nivele të rrezikshme, në prag alarmi global.

Përveç shkatërrimit të mushkërive të tokës, grimcat e oksidit të karbonit të emetuara nga zjarret po shpërhapen drejt Hemisferës Jugore.

Fotografuar nga satelitët e NASA-s, qielli është nxirë në shumë zona jugore të globit.

Një efekt shumë negativ janë grimcat e karbonit në ajër, të cilat jetojnë gjatë duke rrezikuar seriozisht shëndetin publik.

Ndërkohë që vijon djegia në pyjet e Amazonës, zjarret kanë përfshirë edhe Siberinë, pasi kjo verë ka krijuar kushte ideale për zjarret në pyje. Zjarret e këtyre ditëve janë shumë të fuqishme, tymi dhe hiri prej tyre po përhapet me shpejtësi në zona të banuara, por ndikimi i zjarreve të Siberisë po shtrihet deri në Rrethin Arktik. Tymi dhe grimcat e oksidit të karbonit janë të dukshme për satelitët e NASA-s që fotografojnë Rrethin Polar.

Zjarret, jo vetëm po dëmtojnë pyjet dhe jetën e gjallë në Siberi, por afërsia me Arktikun ka bërë që copëza të zeza karboni të bien mbi akujt e Arktikut, duke diktuar një shkrirje më të shpejtë të tyre.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu