Zjarret dëmtuan bujqësinë, flakët shkrumbuan pemë dhe të mbjella

Zjarret që përfshinë territorin e vendit gjatë muajit të shkuar, përveç djegies së qindra hektarëve me pyje dhe kullota, shkaktuan dëme të konsiderueshme edhe në bujqësi.
Sipas Agim Rrapajt, presidentit të Këshillit Shqiptar të Agrobiznesit. “zjarret kanë patur efekt negativ veçanërisht në bimët medicinale që rriten në ato zona, por edhe te bletaria”.
Rrapaj thotë se ndonëse është ende duke u vlerësuar, fatura e dëmeve mund të jetë në vlerën e dhjetëra milionë eurove.
“Nuk janë vlerësuar ende, por dëmet janë të mëdha, sepse sipërfaqet e përfshira nga djegiet janë te jashtëzakonshme, kemi probleme edhe në vreshtari dhe pemëtari që duhen vlerësuar”, shton Rrapaj.
Rreth 5 mijë hektarë sipërfaqe u përshkuan, ndërsa më shumë se e një mijë hektarë me pyje dhe shkurre u dogjën nga zjarret që zgjatën gati tre javë.