Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Zjarret në Priskë, Goxhaj: Mungojnë rrugët për zjarrfikëset, nga korriku 150 vatra

Nga A2 CNN
16 Shtator 2020, 16:36 | Aktualitet
Zjarret në Priskë, Goxhaj: Mungojnë rrugët për

Prej ditës së shtunë, një vatër zjarri po shkrumbon bimësinë në zonën e malit të Dajtit, pranë fshatit Priskë.

Për shkak të terrenit të vështirë, punonjësit e zjarrfikësve po punojnë me mjete rrethanore. Rrëzë kodrës që po digjet, Sofije Hysaj po orienton grupet e zjarrfikësve që po punojnë pranë vatrave të zjarrit. 

Mosmirëmbajtja e rrugëve të emergjencës në terrenet malore nga pushtetet vendore, vështirëson edhe më tepër ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Me ndërhyrje nga ajri, zjarri mund të ishte fikur, por drejtori i Shërbimit Zjarrfikës pohon se si merret vendimi, kur nevoja për ndërhyrje është në shumë vatra.

Që prej muajit korrik vetëm në Tiranë janë regjistruar 150 vatra zjarri, shumica e të cilave të vendosura qëllimisht nga banorët e zonave për hapjen e kullotave të reja

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani