Zjarret në zonat e mbrojtura, 310 ha u dogjën ndërsa 5527 u përshkuan nga flakët

Zjarret që përfshinë vendin, kryesisht gjatë muajit gusht nuk kursyen as Zonat e Mbrojtura. Parku Kombëtar i Tomorrit në Berat, ai Shebenik-Jabllanicë në Librazhd, Valbona në Tropojë dhe Karaburuni në Vlorë rezultojnë më të dëmtuarit nga flakët.