Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Zjarrfikësi i Vlorës: Shpëtuam dy jetë nën rrënoja, na kërkonin ajër

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2019, 17:20 | Aktualitet

Kjo është fotoja e Luan Kapajt, shefit të zjarrfikësve të Vlorës, pas orësh të tëra në luftë me kohën për të shpëtuar jetë njerëzish. Pavarësisht lodhjes dhe situatës së vështirë, Kapaj së bashku me vartësit e tij arritën të shpëtonin dy jetë njerëzish në pallatin 6-katësh në Durrës.

Ai ka treguar për mikrofonin e A2, ato momente, të cilat kur i kujton një ditë më pas e bëjnë të lotohet.

“Rasti na u dha në një pallat 6-katësh, ku 3 kate ishin rrafshuar dhe ishin bërë një kat, ndërhymë atje ku ne me aq mundësi sa patëm shpëtuam dy jetë njerëzish. Operacioni ishte shumë i vështirë, u futëm në një situatë ku mund të humbnim dhe ne jetën, por fati e deshi që ne i shpëtuam dy jetë njerëzish” rrëfeu për A2, zjarrfikësi hero.

Bashkia e Vlorës i ka dhënë titullin “Mirënjohje e Qytetit” për Luan Kapaj dhe ekipin e zjarrfikësve të Vlorës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë