Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Zv Ministri i Jashtëm: Cakaj, asnjë thyerje e prioriteteve të diplomacisë shqiptare

Nga A2 CNN
24 Janar 2019, 21:53 | Politikë
Zv Ministri i Jashtëm: Cakaj, asnjë thyerje e prioriteteve të

I ftuar në studiot e A2, ish ministri i Jashtëm dhe deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi e cilësoi si “ rast të paprecedent“ çështjen e emërimit të Gent Cakaj në krye  të ministrisë së Jashtme, edhe pse me formën e zbutur disi të zv. ministrit “me kompetenca”.

Bumçi gjen aty, përtej problematikës politike, edhe një ngërç burokratik, sepse që sot sipas tij të gjitha palët mund të kenë “të drejtën ligjore të apelojnë për një çfarëdolloj  vendimi” të zv. ministrit, që “nuk ka tagrin” për të firmosur në vend të ministrit.

Kolegu efektiv i Cakajt, zv ministri i Jashtëm Etjen Xhafaj, mendon ndryshe. Sipas tij, puna në ministri “vazhdon normalisht” pas rokadës aq të diskutuar të Ditmir Bushatin me Edi Ramën, ose në fakt Gent Cakajn.

Xhafaj i kujton Bumcit që edhe ai nuk kishte eksperiencë diplomatike kur u emërua në krye të asaj ministrie, por ky i fundit refuzon krahasimin duke vënë në duke karrierën politike: “ Unë kisha 7 vjet deputet, kisha qenë ministër, po Cakaj sot?”. Për Bumçin, as  eksperiencë politike, as ekspertizë diplomatike.

Një tjetër problem madhor për deputetin e PD-së  është qëndrimi i Ramës dhe rrjedhimisht të Cakajt për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ku sipas Bumçit Rama ka dalë nga shinat edhe të politikës së socialistëve .

Xhafaj këtu gjen nevojën e një “demistifikimi” të qëndrimit të ekzekutivit për këtë çështje: “Fokusi jonë ka qenë gjithmonë dialogu dhe një kompromis ku të dy palët të jenë dakord”, thotë zëvendësministri, normalisht dhe që mos të cenohet interesi i Kosovës.

Sipas tij,  as ish ministri Bushati as zv ministri Cakaj “nuk përfaqësojnë asnjë thyerje  në prioritetet” e diplomacisë shqiptare.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli