Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Zyrtari rus lë sallën, Michel në OKB: I përdorni ushqimet si armë, vidhni grurin

Nga A2 CNN
7 Qershor 2022, 12:24 | Bota
Zyrtari rus lë sallën, Michel në OKB: I përdorni ushqimet si

Beteja për grurin dhe ushqimet ka nisur. E gjithë pesha e fajit për prishjen e zinxhirit global të furnizimeve po bie mbi Rusinë, për shkak të luftës së saj të nisur në Ukrainë. Debatet me tone të ashpra dhe akuza të forta në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara bënë që ambasadori rus, Vassily Nebenzia, të lërë sallën.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, tha se Moska po i përdor furnizimet ushqimore si “raketë të fshehtë” kundër botës së zhvilluar, duke detyruar njerëzit të futen në varfëri. Zyrtari i Brukselit shtoi se Rusia është përgjegjëse e vetme për këtë krizë dhe rritje të çmimeve në mbarë botën, duke saktësuar se ka parë vetë me sytë e tij miliona tonë mallra të bllokuara në portin e Odesës.

“Janë tanket, bombat dhe minat e Rusisë që po ndalojnë Ukrainën në të mbjella dhe të korra. Kremlini po shënjestron magazinat e grurit dhe po vjedh grurë në Ukrainë, ndërsa fajin po ua hedh të tjerëve. Kjo është burracakëri”, u shpreh Michel.

Michel shtoi se akuzat e Rusisë se këtë krizë e ka krijuar dhe nxitur perëndimi, janë propagandë, pasi Bashkimi Europian nuk ka vendosur sanksione në sektorin bujqësor. Ambasadori rus u përgjigj më vonë duke thënë se zyrtari europian po shpërndante gënjeshtra.

Ndërkohë, lidhur me krizën ushqimore ka folur edhe sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, gjatë një eventi me filantropët. Kryediplomati i Shteteve të Bashkuara tha se ka marrë raportime të besueshme se Rusia po “grabit” eksportet e drithit të Ukrainës për t'i shitur dhe për të nxjerrë fitime. Blinken shtoi se kjo është një tjetër tentativë e Moskës për të goditur ekonominë e Kievit dhe përkeqësuar krizën ushqimore globale.

A2 CNN Livestream

Dita jonë